Basketboll

Nga Kosova në Den Bosch, kështu e përshkruan ekipi holandez transferin e Mal Sylës

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri kosovar, Mal Syla ka bërë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij.

18 vjeçari është transferuar te skuadra e njohur holandeze, Heroes Den Bosch.

Lajmin për kalimin e Sylës tek kjo skuadër e ka dhënë vetë klubi holandez, që i ka vënë një përshkrim interesant në rrjetet sociale këtij transferi, duke shkruajtur ”Nga Kosova në Den Bosch”.

Qendra 202 centimetra i gjatë së fundi ka luajtur për Kosovën U18 në Kampionatit Evropian (Divizioni B) me mesatare 21 minuta lojë dhe 4.1 pikë, 4.1 kërcime e 1.4 asistime për ndeshje. Në Den Bosch, Syla nënshkruan kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një vit.

Syla deri tani ka luajtur për gjeneratat e reja të Kerasan Prishtina.

Te Den Boschi në të kaluarën ka bërë karrierë edhe basketbollisti me prejardhje kosovare, Edon Maxhuni i cili sivjet nënshkroi me ekipin e njohur francez – Strasbourg./AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.