Basketboll

Ylli e blindon kapitenin, ia vazhdon kontratën afatgjate

Prishtinë(AsistiOnline) – Gëzim Morina do të mbetet pjesë e skuadrës së vendlindjes edhe për plot 4 vite të ardhshme.

Së paku kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit të Golden Eagle Yllit, duke shtuar se kapiteni do të mbetet pjesë e tyre përkundër ofertave të shumta.

Vlen të ceket se Morina ishte afër kalimit te skuadra e Bashkimit, por që me të mësuar këtë gjë drejtuesit e klubit therandas u vunë në aksion dhe arritën qëllimin e tyre duke e mbajtur Morinën pjesë të tyre.

Morina në të kaluarën ka luajtur edhe te Prishtina, gjersa ka përvojë edhe në basketbollin slloven me kombëtaren e atjeshme dhe disa klube e me t’u pranuar basketbolli kosovar në FIBA, ai u rikthye në vendlindje për të përfaqësuar Kosovën. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.