Basketboll

Kosova U16 te femrat mposhtet nga Sllovakia me rezultat shumë të thellë

Kosova U16 te femrat është mundur nga Sllovakia në kuadër të Grupit C për FIBA U16 Women’s Eurobasket, Divizioni B.

Vashat dardane pësuan me rezultat 36:84 (7:18, 5:25, 11:29, 13:22).

Sllovaket ishin më të mira në këtë sfidë, duke bërë dallimin e madh në pjesën e parë, që e fituan 12:43, derisa në fund fituan 36:84.

Te Kosova, Klea Gashi shënoi 11 pikë, kurse Gerta Hoti shtoi nëntë pikë e shtatë kërcime.

Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon të hënën ndaj Irlandës.

Komentet janë të mbyllura.