Basketboll

Prizreni përforcon rradhët e veta me një qendër 206 centimetërshe

Prishtinë(AsistiOnline) – Proton Cable Prizreni e ka zyrtarizuar edhe transferimin e rradhës për edicionin e ri.

Prizrenasit kanë nënshkruar me amerikanin, John Walker III, i gjatë 206 centimetra dhe i cili luan në pozitën e qendrës.

Walker III sezonin e fundit kur ka qenë aktiv (2022/23) ka luajtur për kolegjin amerikan nga NCAA ”Texas Southern” një mesatare prej 13 pikë në 13 ndeshje.

Ekipi prizrenas tashmë është afër kompletimit të skuadrës për stinorin e ri. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.