Basketboll

Sot përfundon afati për nominimet për kryetar të FBK-së

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sot (e hënë) në ora 17:00 konform afateve në aktet normative të këtij institucioni (FBK) do të mbyllet afati për nominimet për Kryetar të FBK-së për mandatin 2024-2028, si dhe për autorizimet për delegatë të Kuvendit.

Në njoftim poashtu shkruan se FBK më 08.08.2024 i ka dërguar ftesat dhe të gjitha materialet tjera përcjellëse, pjesëmarrësve të Kuvendit dhe grupeve të tjera të interesit.

Kuvendi i Rregullt Zgjedhor do të mbahet më 30 gusht nga ora 17:30 në Hotel “Emerald” – Prishtinë me këtë rend të ditës:

Zgjedhja e trupave punues:

– Kryesisë së punës;

– Komisionit verifikues;

– Procesmbajtësit.

Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024;

Prezantimi i kandidatëve për Kryetar të FBK-së (secili kandidat ka kohë deri në 10 minuta);

Votimi për Kryetar të FBK-së;

Votimi për anëtarët e Bordit të FBK-së;

Votimi për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së;

Të ndryshme.

Komentet janë të mbyllura.