Arbnor Rifati merr zyrtarisht drejtimin e PC Prizreni
Klubi i Proton Cable Prizrenit e ka konfirmuar sot trajnerin për edicionin e ri i cili do të nis në shtator.
Bardhezinjët kanë njoftuar se në krye të skuadrës është rikthyer Arbnor Rifati.
Ky i fundit ishte trajner i ekipit prizrenas edhe viteve të kaluara, derisa prej afro dy vitesh ishte tërhequr nga ky profesion.
Rifati një kohë ka qenë edhe ndihmës trajner tek Përfaqësuesja e Kosovës A.
Komentet janë të mbyllura.