Meti Thaçi nënshkruan me Çairin në Superligën e Maqedonisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar nga Ilirida, Meti Thaçi ka në nënshkruar kontratë të re për stinorin vijues.
I biri i Mujo Thaçit është rikthyer te skuadra shqiptare ”Çairi 2030” që po paraqitet prej vitesh me shumë sukses në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Edicionin e kaluar Meti ishte prej bartësve kryesorë të lojës tek skuadra tjetër shqiptare, Shkupi, që arriti poashtu të inkuadrohet në Superligë dhe sivjet në rangun më të lartë të basketbollit maqedonas do ti kemi dy skuadra shqiptare.
Meti ka përvojë edhe tek skuadra maqedonase e Vardarit, derisa për pak kohë ka luajtur edhe në Gjeorgji. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.