Basketboll

Vëllaznimi me tjetër transfer të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka zyrtarizuar sot transferimin e rradhës të huaj.

Kuqezinjët kanë njoftuar për marrëveshje me qendrën e gjatë 203 centimetra, Chandler Lawson.

23 vjeçari deri tani ka luajtur me kolegjet amerikane nga Divizioni i parë, Oregon Ducks, Memphis Tigers dhe së fundmi Arkansas Razorbacks me mesatare prej 3.7 pikëve e 3.1 kërcimeve në 30 ndeshje.

Gjatë ditëve të ardhshme gjakovarët pritet të zyrtarizojnë edhe 1/2 lojtarë të huaj dhe të kompletojnë skuadrën për stinorin e ri. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.