Drita e kërkon Superligën pas privatizimit, nënshkruan me Labinot Kelmendin
Prishtinë(AsistiOnline) – Kjo verë ka qenë shumë pozitive për klubin e Dritës së Gjilanit.
Klubi bardhekaltër nga Anamorava është privatizuar dhe në skuadër kanë ardhur investitorë të rinjë e shumë seriozë.
AsistiOnline.com ka mësuar se klubi gjinalas sivjet do të tentojë me çdo kusht rikthimin në rangun elitar të basketbollit kosovar dhe për këtë veçse ka kryer disa transferime dhe ka vazhduar disa kontrata.
Një nga transferet e mëdha që kanë kryer gjilanasit padyshim se është kapiteni i Istogut, Labinot Kelmendi i cili ka nënshkruar me Dritën, pavarësisht ofertave të shumta nga rivalët e Dritës, por edhe ekipe nga Superliga.
Kelmendi sot njoftoi largimin nga Istogu pas 10 viteve të kaluara aty, ku sidomos në dy edicionet e fundit kishte paraqitje fantastike dhe ishte prej lojtarëve kyç në inkuadrimin historik të tyre në Superligë dhe në debutim poashtu ishte prej bartësve të lojës. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.