Basketboll

Drita rikthen lojtarët gjilanas, pritet transferimi edhe i një amerikani

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Dritës në vazhdën e riorganizimit pas privatizimit, përpos disa transfereve të reja i ka rikthyer në skuadër edhe lojtarët nga Gjilani që deri tani luanin në ekipe tjera.

Gjilanasit kanë rikthyer kapitenin e skuadrës, Qëndrim Demi i cili u paraqit te Sigal Prishtina, Nart Llapashticën që luante te Bora dhe disa emra të tjerë.

Klubi nga Anamorava deri tani ka kryer disa transferime vendore dhe ekipit pritet ti bashkohet edhe një lojtar i huaj, gjersa skuadrën do ta drejtojë trajneri gjilanas, Gyltekin Selimi. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.