Basketboll

Kosova U16 te femrat mposhtet nga Luksemburgu dhe bie nga Divizioni B

Vashat e Kosovës U16 i kanë përfunduar garat në FIBA U16 Women’s Eurobasket, Divizioni B i cili organizim u mbajt në Konya të Turqisë.
Ekipi kosovar u mposht sot nga Luksemburgu me rezultat 47-74 dhe kështu mbylli këtë Evropian me bilanc negativ, duke rënë nga Divizioni B dhe në vitin e ardhshëm do të garojë në Divizionin C.
Përballë Luksemburgut te Kosova u dalluan, Lena Goçaj që kishte 13 pikë e dhjetë asistime, derisa Aria Belegu shtatë pikë e 13 kërcime.

 

 

Komentet janë të mbyllura.