Basketboll

Vëllaznimi e nënshkruan amerikanin tjetër nga NCAA

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar sonte edhe transferimin e rradhës të huaj.

Gjakovarët kanë nënshkruar me amerikanin Tedrick Wilcox Jr, i gjatë 198 centimetra dhe i cili luan në pozitat 2/3.

Lojtari do të bashkohet ekipit gjakovar pas përvojës në tri edicionet e fundit me dy kolegjet amerikane nga NCAA – St. Francis (BKN) Terriers dhe së fundmi me Hampton Pirates tek të cilët kishte 11.4 pikë e 4 kërcime në 26 ndeshje të sezonit që lamë pas.

”Wilcox Jr, është një basketbollist që shquhet për treshet (3)  dhe për ngulitjet eksplozive që bën derisa ka një shpejtësi dhe atleticizëm të frikshëm me top, por edhe në mbrojtje”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.