Basketboll

Zyrtare: Arben Fetahu rizgjedhet në krye të FBK-së për 4 vitet e ardhshme

Prishtinë(AsistiOnline) – Arben Fetahu është rizgjedhur kryetar i FBK-së, në Kuvendin Zgjedhor i cili po mbahet edhe në këto momente.

Fetahu është zgjedhur nga delegatët e pranishëm në Kuvend me votat e tyre edhe për një mandat të ri, duke mos patur fare kundërkandidat.

Përpos votimit për kryetar të FBK-së, aty pritet që të ketë edhe votim për anëtarët e Bordit të FBK-së, si dhe votim për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të FBK-së. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.