Basketboll

Ndahet nga jeta ish kryetari i Bashkimit, Tyrhan Kosova

Një lajm i hidhur ka ardhur ditën e sotme nga qyteti i Prizrenit.

Në moshën 62 vjeçare është ndarë nga jeta ish basketbollisti dhe ish kryetari i KB Bashkimit, Tyrhan Kosova i cili me profesion ish doktor i dalluar dhe respektuar në Prizren dhe jo vetëm.

Lajmin për ndarjen nga jeta të z.Tyrhan Kosovës e ka bërë të ditur klubi i Bashkimit që e ka përshkruar atë si ish kryetar të nderuar të klubit dhe mjek të përkushtuar e fisnik dhe me faktin se kontributi i tij i palodhshëm në sport dhe përkushtimi i tij në fushën e mjekësisë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë njerëzve.

Stafi i ASIST-it dhe AsistiOnline, shpreh ngushëllime të përzemërta tek familja Kosova, për humbjen e më të dashurit të tyre.

Komentet janë të mbyllura.