Basketboll

Prishtina e prezanton një transfer tjetër të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Prishtina e ka prezantuar sot transferimin më të ri për skuadrën.

Klubi bardhekaltër ka njoftuar për marrëveshje me alo-qendrën amerikane, Josh Nzeakor.

Lojtari është i gjatë 203 centimetra, derisa skuadra e tij e fundit ka qenë Birmingham Squadron në NBA G League me të cilët në 15 ndeshje kishte mesatare prej 3.7 pikëve e 2.2 kërcime.

Lojtari ka përvojë edhe në Gjermani, Francë, Argjentinë, Meksikë etj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.