Basketboll

FBK ndryshon formatin e finales së play off-it për titull dhe ndeshjeve të Kupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Edicioni i ri na pret me ndryshime në basketbollin kosovar në kampionat dhe Kupë.

FBK ka njoftuar se do ketë sistem të ri në finale të “Play-offit” dhe në garat e Kupës së Kosovës.

Sipas njoftimit, seria finale e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll do të rritet në 4 fitore dhe do ketë maksimumi 7 ndeshje në finale.

Gjithashtu ndryshime do të ketë edhe në sistemin e garimit në Kupën e Kosovës, ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale me vajtje – ardhje, finalja një ndeshje më 6 shkurt 2025.

Edicioni i ri në basketbollin kosovar nis me 7 shtator të shtunën me ndeshjet e Superkupës që luhet deri me 11 shtator e sezoni i ri i Superligës nis nga 14 shtatori.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.