Basketboll

Bashkimi njofton për shitjen e biletave, tregon edhe çmimet e tyre

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër në qytetin e bukur të Prizrenit, starton organizimi i Superkupës së Kosovës te meshkujt.

Organizator i kësaj ngjarje kësaj rradhe është klubi i Bashkimit, së bashku me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Në faqen zyrtare të klubit prizrenas kanë njoftuar sot për shitjen e biletave që nis nesër, derisa kanë bashkëngjitur edhe çmimet e biletave.

Në vijim lexoni njoftimin e plotë rreth biletave:

BILETAT NESËR NË SHITJE PËR DITËN E PARË!
– Biletat për secilën ndeshje do të shiten veçmas.
– Bileta për një ndeshje nuk do të vlejë për ndeshjet e tjera të së njëjtës ditë.
– Biletat do të jenë të disponueshme pranë palestrës “Sezai Surroi” nga ora 15:00.
-Biletat Tribunë do të kushtojnë 3 euro.
– Biletat VIP do të jenë të dallueshme me ngjyrë të veçantë dhe kushtojnë 12 euro.
Të gjithë tifozët do të kalojnë një kontroll në hyrje të palestrës. Nëse ndonjë person tenton të hyjë me objekte të ndaluara, do të përballen me masa të ashpra.
– Shkrepësave
– Pijeve dhe shisheve plastike
– Mjeteve shpërthyese
– Mjeteve të tjera të forta
– Ejani më herët për të shmangur tollovitë dhe për të siguruar një hyrje të qetë.
Vlen të ceket se këto çmime janë valide vetëm për ndeshjet çerekfinale. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.