Basketboll

Çerekfinalja e dytë mes Prishtinës e Vëllaznimit

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjell edhe çerekfinalen e dytë në Superkupën e Kosovës te meshkujt.

Prishtina nga kryeqyteti takohet me Vëllaznimin e Gjakovës, në një sfidë e cila pritet të jetë shumë interesante.

Ekipi kryeqytetas ka treguar një formë tejet të mirë në ndeshjet miqësore, derisa Vëllaznimi i ka humbur të gjitha porse ka qenë i pakompletuar me lojtarët e huaj e mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport 4.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.