Basketboll

Gjysmëfinalisti i fundit përcaktohet sonte me derbi

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalisti i fundit i Superkupës së Kosovës te meshkujt përcaktohet sonte.

Nikoqiri i këtij eventi, Bashkimi e pret në palestrën ”Sezai Surroi” ekipin nga Theranda, Yllin.

Prizrenasit dhe therandasit takohen sonte me fillim nga ora 20:00, në një duel i cili pritet të jetë tejet interesant.

Të dyja ekipet kanë kryer shumë transfere vendore dhe të huaja e pikërisht kjo do të bëjë që lufta për fitore të jetë e madhe. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.