Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Kosovës e cila po mbahet në Prizren.
Shorti ka tërhequr dy ekipet që sezonin e kaluar ishin në finale për titullin kampion, Trepça si kampione ndaj Yllit si nënkampion. Trepça është edhe fituese aktuale e trofeut për të cilin luan sonte.
Mitrovicasit në finale arritën falë fitores ndaj Borës e Ylli triumfoi ndaj Bashkimit.
Ndeshja e sontme nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport.


