Basketboll

Rivalët e vjetër sot ndeshen në gjysmëfinale të Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Superkupës së Kosovës te meshkujt e cila po mbahet në Prizren.

Në gjysmëfinalen e parë sot takohen dy rivalët e vjetër, Prishtina dhe Peja.

Prishtina në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin 78-73, derisa Peja e mposhti lehtë dhe thellë P.C Prizrenin 100-81.

Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe do të transmetohet në KSport.

Komentet janë të mbyllura.