Lekndreaj thotë se Prishtina gjithmonë luan për fitore dhe trofe, fton tifozët prishtinas për përkrahje
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kryesor i Prishtinës, Daniel Lekndreaj po e sheh si përballje tejet të fortë finalen e sontme me Trepçën.
Në një deklarim para ndeshjes për AsistiOnline.com, Mr.Wolf tha se janë të gatshëm për duelin edhe pse e dinë se kanë të bëjnë me një kundërshtar të fortë si Trepça. Ai theksoi se klubi pret përkrahje maksimale për të arritur synimin e klubit.
”Pres përballje tejet të fortë mes dy rivalëve të vjetër. Jemi të gatshem dhe në formë të lartë ekipore dhe kam të njejtën përshtypje për kundërshtarin. Ndeshemi me një skuadër shumë të organizuar dhe kampione aktuale si Trepça. Por, Prishtina gjithmone luan për fitore trofe, andaj synojmë të shtojmë në sirtarin e arritjeve tona dhe një tjetër kupë”, thotë fillimisht Lekndreaj.
”Natyrisht se do jetë duel i fortë, ne treguam në dy ndeshjet e para se mund të mposhtim këdo, përkundër se kemi skuadër të kombinuar nga të rinjët e lojtarët me përvojë. Ftoj Plisat dhe gjithë qytetarët e Prishtinës të vijnë masovikisht dhe të na përkrahin, dhe ju them se ne do japim maksimumin për ta dhe për Prishtinën”, përfundon deklarimin ai. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.