Basketboll

Tmushiq tregon se cili mund të jetë ‘çelësi’ i fitores sonte

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët kryesorë te Trepça, Mikaile Tmushiq ka qenë i kujdesshëm në deklarim para finales së sontme me Prishtinën.

Në një prononcim të shkurtër për AsistiOnline.com, Tmushiq e ka vlerësuar pozitivisht Prishtinën, gjersa ka shtuar se nëse luajnë sikurse në gjysmëfinale, mund ta fitojnë trofeun.

”Si në çdo ndeshje që ne shkojmë për fitore as sot nuk do të jetë e lehtë, ata kanë trajner të mirë dhe lojtarë të mirë individualë, shpresojmë të jemi të gjithë të shëndetshëm për ndeshjen e nesërme dhe shpresojmë me të njëjtin qëndrim dhe agresivitet si në gjysmëfinale dhe do të mund ta fitojmë Superkupën”, tha basketbollisti nga Mali i Zi. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.