Ekskluzive: Bashkimi reagon shpejtë pas Superkupës, transferon një amerikan me double-double mesatare?
Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Bashkimit ashtu siç edhe paralajmëroi AsistiOnline.com, nuk ka ndenjur duarkryq pas formës së dobët të ekipit në ndeshjet përgatitore dhe në çerekfinale të Superkupës.
Dje ju njoftuam se klubi portokalli ka marrë vendim për lirimin e amerikanit MJ Rhett, e duket se i shpejtë ka qenë vendimi për të gjetur edhe zëvendësin e tij.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se Bashkimi pritet ta zëvendësojë Rhettin me amerikanin tjetër, Jayveous McKinnis i gjatë 201 centimetra.
Lojtari te Bashkimi pritet të vije pas përvojës me ekipin qipriot të APOEL-it nga Nikozia ku luajti me double-double mesatare prej 15.4 pikë e 13.3 kërcime në 22 ndeshje.
Bashkimi pritet të jetë përvoja e dytë evropiane e 25 vjeçarit i cili më parë është paraqitur me dy kolegjet amerikane, ”Jackson State Tigers” (4 sezone) dhe ”Ole Miss Rebels” (1 sezon).
McKinnis e dallon loja e shpejtë dhe e papërshtatshme ndaj kundërshtarit, por edhe kërcimet e shumta për top si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.