Basketboll

Nesër nis stinori i ri në Superligën e Kosovës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e nesërme nis stinori i ri në Superligën e Kosovës në Basketboll te meshkujt.

8 skuadrat kosovare të përforcuara goxha shumë me numër të lojtarëve, por për nga cilësia janë gjykuar shumë megjithëatë kjo duhet të vlerësohet më vonë dhe mbetet të shihet se si do të performojnë këto ardhje.

Ndeshja hapëse e stinorit të ri 2024/25, luhet në ”Shani Nushi” të Gjakovës ku të shtunën takohen Vëllaznimi dhe Peja.

Derisa të dielën luhet dy takime të tjera, Bora – Ylli dhe P.C Prizreni – S.Prishtina.

Në këtë xhiro ka qenë e paraparë të zhvillohet edhe sfida mes Bashkimit dhe Trepçës, por që është shtyer për shkak se ekipi mitrovicas javën tjetër luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

E  shtunë:

Vëllaznimi – Peja, ora 17:15

E dielë:

Bora – Ylli, ora 17:15.

P.C Prizreni – S.Prishtina, ora 19:00.

 

Komentet janë të mbyllura.