Basketboll

P.C Prizreni dhe S.Prishtina e mbyllin sonte xhiron e parë

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e ‘fundit’ për xhiron e parë të Superligës së Kosovës luhet sonte në Prizren.

Ekipi i Proton Cable Prizrenit luan si vendas ndaj Sigal Prishtinës në xhiron hapëse për këtë stinor të Superligës.

Në Superkupë P.C Prizreni u mposht që në xhiron e parë, derisa Prishtina tregoi lojëra tejet të mira duke arritur deri në finale e ku pastaj u mposht nga Trepça.

Kjo sfidë nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.