Basketboll

Rikthehet Asisti, sonte mysafir kryetari i FBK-së Arben Fetahu

Adhurues të basketbollit,

Edicioni i ri 2024/25 i basketbollit kosovar startoi me Superkupën e Kosovës dhe xhiron e parë të ProCredit Superligës

Mysafir special sonte është kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i cili u rizgjedh para pak javësh në krye të këtij institucioni

 Sonte ASISTI 586 i pari për sivjet dhe i cili hap edicionin 24 të emisionit të parë dhe të vetëm dedikuar ekskluzivisht basketbollit sjell përmbledhjen e gjithë asaj që ndodhi gjatë Final 8 të Superkupës së Kosovës e cila dha finalen El Clasico midis Trepçës dhe Prishtinës si dhe përmbledhjen komplete të xhiros së parë të startit të Superligës me Pesëshen e Javës dhe MVP-in.

Natryisht, krejt në fund të ASISTIT 586 ju sjellim ajkën dhe Top Aksionet e javës së parë

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 586 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.