Stinori i ri i Superligës nisi me befasi të këndshme
Prishtinë(AsistiOnline) – Stinori 2024/25 i Superligës së Kosovës në Basketboll nisi me surpriza të mëdha që tronditën skenën basketbollistike.
Dy prej skuadrave më të mëdha, Prishtina dhe Peja, pësuan humbje në mënyrë të papritur. Prizreni, me një paraqitje mbresëlënëse, arriti të mund Prishtinën. Nga ana tjetër, Vëllaznimi i Jakovës, duke treguar formë të lartë dhe energji të jashtëzakonshme, mposhti Pejën, një prej favoritëve të zakonshëm.
Nënkampioni Ylli hasi nëvështirësi në ballafaqimin e tij me debutantin Borë, por arriti fitore në fund. Fitorja e Yllit dëshmon se ata mbeten pretendentë serioz për kreun e tabelës, ndërkohë që debutanti Bora duhet të rigrupojë dhe të analizojë paraqitjen për të bërë përmirësime të shpejta.
Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, është shtyrë për shkak se Trepça këtë mesjavë do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane. Ky është një moment i rëndësishëm për Trepçën dhe basketbollin kosovar, duke i dhënë edhe më shumë peshë këtij sezoni të sapofilluar. /AsistiOnline.com/
Në xhiron e ardhshme takohen:
Trepça – Ylli
Prishtina – Bora
Peja – Prizreni
Bashkimi – Vëllaznimi.
Komentet janë të mbyllura.