Basketboll

Darnell Cowart përforcim i ri te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka prezantuar sot edhe një transferim të ri të huaj për skuadrën.

Verdhezinjët kanë nënshkruar me amerikanin e pozitave 4/5, Darnell Cowart i cili është i gjatë 203 centimetra.

Lojtari vjen nga ekipi spanjoll ”Pajarraco CB Santfeliuenc” atje ku luajti me 23.4 pikë, 8.4 kërcime e 2.3 asiste për ndeshje.

Para Spanjës, Cowart ka luajtur 3 sezone në NBA G League me Memphis Hustle që është ekip simotër me ekipin e Memphis Grizzlies.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.