Basketboll

Trepça e mposht Keravnosin, kalon në fazën e dyë kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka mposhtur sot ekipin e Keravnosit në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Mitrovicasit kanë mposhtur në çerekfinale të turneut kualifikues ekipin qipriot të Keravnos me shifrat e ngushta 82-79, por shumë të vlefshme.

Rrjedha e ndeshjes ishte shumë e ngushtë me Trepçën që e nisi duke fituar çerekun e parë 23-14, derisa në të dytin ekipi i Keravnos u dallua më shumë 21-30, derisa pjesa e parë u mbyll baraz 44-44.

Trepça u rikthye te loja e mirë në çerekun e tretë duke e fituar atë 19-12, derisa në periodën e fundit vazhdoi loja e ngushtë (19-23) e Trepça fitoi në sekondat e fundit me treshen e Desmond Cambridge dhe dy gjuajtjet e lira të Malik Johnson.

Desmond Cambridge ishte lojtari më efikas te Trepça sot me 22 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Mikaile Tmushiq me 20 të tjera, 10 të tjera kishte edhe Sammy Hunter.

Te Keravnos, Tilemachos Vissariou kishte 16 pikë si më i dalluari.

Në gjysmëfinale të turneut kualifikues, Trepça luan me kampionin çek, Nymburk të premtën. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.