Trepça sot luan ndaj Nymburkut, fitorja e dërgon në finale të kualifikimeve në CHL
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça sot luan ndeshjen e dytë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Ekipi ynë kosovar sot me fillim nga ora 13:00 ndeshet me skuadrën çeke, Nymburk që njëherazit është kampione aktuale e shtetit në fjalë.
Trepça ka arritur në gjysmëfinale falë fitores në çerekfinale ndaj kampionit të Qipros, Keravnos me rezultat 82-79, derisa një fitore e sotme e afron në vetëm një hap larg kualifikimit në grupet e kësaj gare prestigjioze evropiane.
Nëse fiton sot, Trepça luan të dielën me fituesin e ndeshjes, Kalev/Cramo (Estoni) – Levice (Sllovaki).
Në këtë stinor që ka nisur javë më parë, Trepça nuk di për humbje as në miqësore as në Superkupën e Kosovës dhe as në Evropë e mbetet të shihet se si do të paraqitet sot.
Nëse nuk arrin ta kalojë kampionin çek sot, Trepça i ka të sigurta grupet e sezonit të rregullt në kompeticionin tjetër evropian, FIBA Europe Cup. /AsistiOnline.com/
Linku i ndeshjes:
Komentet janë të mbyllura.