Basketboll

Lira Arapi – Një yll i ri basketbollit nga Kosova në Texas të SHBA-ve

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një histori frymëzuese, Lira Arapi, një vajzë e re me prejardhje nga Kosova, por e lindur në Alaska të SHBA-ve dhe tani me familjen e saj po banojnë në Houston të Texasit, ajo po tregon se cfarë do të thotë të ndjekësh ëndrrat edhe pse vetëm 10 vjeçare.

Lira ka filluar të luajë basketboll për ekipin e shkollës FamElite, dhe tashmë po shkëlqen në fushë, shkruan AsistiOnline.com

Ajo ka një talent të jashtëzakonshëm për basketboll, derisa dallohet në gjuajtjet nga distanca, si dhe vjedhjet e topit dhe pasimet e sakta, duke e bërë atë një lojtare të pazëvendësueshëm për ekipin e saj. Veç kësaj, Lira ka fituar çmime si MVP në turne të ndryshëm, duke vërtetuar kështu potencialin e saj të madh si basketbolliste e ardhshme.

Rritja në një mjedis multikulturor dhe mbështetje nga familja e saj, po e ndihmojnë shumë Lirën që ti zhvillojë aftësitë e shkëlqyera që prekin jo vetëm basketbollin, por edhe shpirtin e sportit.

Federata e Basketbollit të Kosovës duhet të ndjekë dhe mbajë kontakte me talente të tilla si Lira, e cila përfaqëson potencialin e jashtëzakonshëm që kanë vajzat shqiptare në sporte të ndryshme. Me mbështetje dhe investime të duhur, vajza si Lira mund të kontribuojnë në një të ardhme të ndritur për sportin kosovar.

Vazhdo Lira, ne jemi krenarë për ty!

/AsistiOnline.com/

Shihni edhe një përmbledhje nga aksionet e saj në parket:

Komentet janë të mbyllura.