Peja 03 kalon në gjysmëfinale pas një drame të vërtetë me Junior 06
Prishtinë(AsistiOnline) – Nikoqirja e Superkupës së Kosovës te femrat, Peja 03 ka kaluar në gjysmëfinale të këtij turneu.
Ekipi pejan e ka mposhtur në çerekfinale ekipin prizrenas të Junior 06 Moni Bau me rezultat tepër të ngushtë 62-60, në një ndeshje e cila u vendos vetëm në sekondën e fundit pas depërtimit dhe shënimit në dy hapësh nga Tae’lor Earlene Willard e cila sonte ishte e vetmja tek Penza që realizoi pikë dyshifrore, derisa kishte në total shënoi 32 pikë.
Te Junior 06 basketbollisja më e dalluar ishte Merisa Bilalli me plot 17 pikë.
Në gjysmëfinale Peja 03 takohet me Prishtinën. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.