Penza ndaj Bashkimit në gjysmëfinale të Superkupës
Prishtinë(AsistiOnline) – Penza e Pejës e ka siguruar gjysmëfinalen e Superkupës.
Klubi pejan e mposhti në çerekfinale skuadrën e Trepçës me rezultat 103-57.
Joyner Saquita Jasmine me 22 pikë e Jeta Zeka me 18 të tjera, ishin dy lojtaret më të dalluara te Penza në këtë triumf.
Te Trepça Reneya Hopkins kishte plot 42 pikë e Alma Muzliukaj shtoi 11 të tjera.
Në gjysmëfinale Penza luan ndaj Bashkimit. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.