Bashkimi e fiton derbin ndaj Trepçës, i vetmi pa humbje
Bashkimi është skuadra e vetme e pamposhtur në ProCredit Superligë.
Në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, prizrenasit kanë mundur kampionët e Kosovës, Trepçën me rezultat 71:64 (21:9, 11:18, 21:16, 18:21).
Të motivuar nga tifozët vendas, Portokallezinjtë e nisën sfidën më mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:9. Megjithatë, ‘Xehetarët’ dalëngadalë u rikthyen për të afruar shifrat në 22:21, kurse pjesa e parë përfundoi 32:27.
Prizrenasit sërish u shkëputën në periodën e tretë në 41:27 dhe deri në fund përkundër tentimeve nga kampionët, ruajtën epërsinë dhe fituan 71:64.
Te vendasit, Mack Smith kishte 17 pikë e gjashtë kërcime dhe Lejson Zeqiri kishte 18 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët Larry Thomas kishte 19 pikë e shtatë kërcime.
Vlen të ceket se Bashkimi sonte zhvilloi një ndeshje shumë të madhe, dhe shihej qartë se përgatitja fizike e tyre ishte në nivel të lartë dhe çka ndikoi direkt për mbajtjen e rezultatit në favor nga fillimi e deri në fund.
Bashkimi ka tri fitore në tri ndeshje, kurse Trepça dy fitore e një humbje.
Komentet janë të mbyllura.