Sonte derbi i Superligës, takohen dy skuadrat e pamposhtura Bashkimi dhe Trepça
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte pritet të zhvillohet një super-ndeshje basketbollistike në Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje që vë përballë dy skuadrat e vetme të pamposhtura deri tani që kanë nga dy fitore, Bashkimin e Prizrenit dhe Trepçën e Mitrovicës, i takon xhiros së parë me ekipin mitrovicas që kishte kërkuar dhe realizuar shtyerjen e saj për shkak të paraqitjes në garat evropiane.
Në dy sfidat e para të garës, të dyja ekipet kishin arritur fitore bindëse e mbetet të shihet sot se cili ekip do të triumfojë, pasi deri tani llogariten edhe si favorite për trofe sivjet.
Ndeshja nis nga ora 19:00 në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren dhe transmetohet direkt në Artmotion.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.