Bashkimi te femrat e vazhdon aty ku e la, fiton edhe një trofe
Bashkimi ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll. Prizrenaset arritën të përsëritin suksesin e edicionit të kaluar, ku në finale shënuan fitore ndaj Peja 03 me shifrat 68:49 (15:11, 16:10, 18:14, 19:14).
Prizrenaset ishin më të mira në pjesën e parë, duke e fituar çerekun e parë 15:11, derisa të dytin 16:10, për të shkuar në pushim me dhjetë pikë dallim, 31:21.
Vashat nga Prizreni ruajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar në fund 68:49.
Trofeun për kapitenen e Bashkimit, Aulona Muhadri e ka ndarë Fatmir Gashi, nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
MVP e Superkupës së Femrave është shpallur Caterrion Thompson, e cila mbylli ndeshjen me 29 pikë dhe shtatë kërcime, derisa çmimin e ka ndarë Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së.
Adriatik Rraci dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija kanë ndarë medaljet e arta për Bashkimin, derisa të argjendtat, Xhenet Syka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit dhe Valbona Bytyqi, ish-basketbolliste e Penzës dhe Kosovës.
Çmimin për organizatorin e ka ndarë Artina Hasani, Menaxhere për Evente dhe Basketbollin 3×3 në FBK, çmim të cilin e pranoi Erina Berisha nga KB Peja 03.
Komentet janë të mbyllura.