Basketboll

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës te femrat

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës te femrat në konkurrencën seniore.

Peja 03 dhe Bashkimi takohen sonte në palestrën ”Karagaçi” në Pejë, për të vendosur fituesin e trofeut.

Ekipi nikoqir i gjithë këtij turneu, Peja 03 gjatë rrugëtimit për në finale kishte mposhtur Junior 06 Moni Bau dhe Prishtinën, derisa Bashkimi që e nisi nga gjysmëfinalja, aty ka mposhtur Penzën.

Kjo është hera e parë që Peja 03 luan një finale të tillë për trofe e Bashkimi që sot luan finalen e tretë rresht të këtij turneu dhe që i ka fituar të gjitha, po e kërkon Superkupën e pestë në histori dhe të tretën rresht.

Kjo ndeshje nis sonte nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion/Kujtesa. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.