Alston në formë me treshe, Vëllaznimi e mposht P.C Prizrenin
Vëllaznimi shënoi fitore mjaft të rëndësishme, ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 73:59 (26:16, 17:19, 8:8, 22:16).
Përballja u zhvillua në kuadër të javës së katërt të ProCredit Superligës.
Vendasit e nisën për mrekulli takimin, me një seri të jashtëzakonshme 21:5, por më pas u rikthyen prizrenasit për 26:16. Në periudhën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, 17:19, për të shkuar në pushim me shifrat 43:35.
Periudha e tretë u karakterizua me shumë gabime nga të dyja skuadrat, duke bërë që të shënohen shumë pak pikë, 8:8. Prizrenasit afruan shifrat në 61:59, por Shizz Levan Alston në fund me katër treshe radhazi ishte hero për vendasit, që fituan 73:59.
Alston e mbylli ndeshjen me 23 pikë e tri kërcime, kurse te mysafirët u dallua Wayne Arnold me 14 pikë e nëntë kërcime.
Vëllaznimi ka dy fitore e dy humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni një fitore e tri humbje.
Komentet janë të mbyllura.