Basketboll

Hadar shpërthen pas disfatës nga Ylli, akuza ndaj FBK-së dhe paralajmëron largimin nga Peja?

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i KB Peja, Rami Hadar ka shpërthyer sonte në deklaratë pas ndeshjes në sfidën që skuadra e tij e humbi ndaj Yllit në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

Trajneri izraelit u shpreh shumë i revoltuar duke drejtuar akuza të rënda edhe ndaj FBK-së, derisa paralajmëroi disi edhe largimin nga skuadra.

Nuk dua të flas për rrjedhën e lojës, referët vijnë me mision në ndeshje, nuk e di pse Federata nuk e ka dërguar asnjë refer me përvojë në këtë ndeshje, ndaj meje personalisht ka tendencë qe 3 vite. As vërejtje nuk më japin para teknikes, unë më nuk do të heshti, ju njerëzit në Kosovë duhet të zgjoheni nga gjumi dhe ta shihni realitetin. E marr përgjegjësinë e humbjes, nuk e di edhe sa do të qëndroj këtu, por ky është realiteti”, tha Hadar pas ndeshjes, transmeton AsistiOnline.com.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.