Basketboll

Prishtina ia shkakton Trepçës humbjen e dytë me rradhë

Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së katërt të Superligës, duke mundur Trepçën në Mitrovicë me shifrat 76:82 (15:25, 19:26, 21:17, 21:14).

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë, që e fituan 15:25, derisa me lojë të ngjashme vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të ngritur epërsinë, ku shkuan në pushim me rezultat 34:51.

Në pjesën e dytë, mitrovicasit tentuan të rikthehen, por vetëm ngushtuan epërsinë, për të mos arritur rikthimin dhe në fund Sigal Prishtina triumfoi 76:82.

Te mitrovicasit, Samuel Hunter shënoi 16 pikë, Desmond Cambridge Jr 17 dhe Malik Johnson 15, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Jalen Moore me pikë e shtatë asistime.

Trepça ka dy fitore e dy humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e një humbje.

Komentet janë të mbyllura.