Kalojnë 4 xhirot e para, Bashkimi vazhdon dominimin si i vetmi pa humbje
Prishtinë(AsistiOnline) – Vikendin që lamë pas është mbyllur edhe xhiro e katërt e Superligës së Kosovës në Basketboll.
Gjatë javës së fundit u arritën rezultate mjaft interesante, megjithëse mbeti vetëm një skuadër e mposhtur.
Bashkimi i Prizrenit arriti fitoren e rradhës duke mposhtur Borën dhe vazhdoi si skuadra e vetme e pamposhtur pas 4 xhirove në elitën e basketbollit kosovar.
Me rezultate të mira vazhdoi edhe Prishtina, që arriti fitore të madhe ndaj rivalit të madh Trepçës, e tash ka seri 3-1 në edicionin e ri.
Vëllaznimi e fitoi ndeshjen e rëndësishme ndaj P.C Prizrenit në ”Shani Nushi” të Gjakovës.
Derisa Ylli i Therandës regjistroi fitore minimale ndaj Pejës në ”Karagaç” në derbin e së shtunës.
Tabela e renditjes:
Në xhiron e rradhës takohen:
P.C Prizreni – Trepça
Bora – Vëllaznimi
Ylli – Bashkimi
Prishtina – Peja.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.