Basketboll

Tifozi i veçantë i Trepçës bën 250 kilometra me biçikletë për të qenë afër skuadrës në Dijon të Francës

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça sot e nis fazën grupore të sezonit të rregullt në garën evropiane FIBA Europe Cup.

Ekipi mitrovicas ka udhëtuar drejt Francës ku sot ndeshet me skuadrën e Dijon.

Klubi ynë kosovar sonte do ta ketë përkrahjen edhe të tifozit të tyre Irfan Ceroviku i cili ka udhëtuar 250 kilometra me biçikletë, vetëm e vetëm ti qëndrojë afër skuadrës së zemrës. Ai ka udhëtuar nga Lyoni për në Dijon me biçikletë, udhëtim që zgjati mbi 13 orë e gjysmë.

Ditën e sotme skuadra e Trepçës e ka pritur në stërvitjet e tyre në Dijon, Irfanin dhe në shenjë respekti i ka dhuruar fanellën e kapitenit të skuadrës, Anes Gashi.

Faleminderit shumë për çdo gjë dhe çdo respekt nga ana e klubit, edhe 500 e 1000 km i bëj për këtë klub, emri Trepça është shum i shtrenjtë për të gjithë Mitrovicalitë”, ka shkruajtur Irfani pas takimit që ka pasur me lojtarët dhe stafin e klubit. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.