Basketboll

Ekskluzive: Alonzo Verge drejt rikthimit te Ylli?

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-yllin e Yllit në edicionin e kaluar mund ta shohim pjesë të Superligës së Kosovës edhe në këtë sezon.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Verge ka shumë të ngjarë të rikthehet në rradhët e klubit therandas.

Gjatë verës lojtari ishte bërë pjesë e skuadrës që sivjet është inkuadruar në Superligën e Turqisë, Yalovaspos, por duket se lojtari është larguar nga aty pa zhvilluar asnjë ndeshje.

Verge në sezonin e kaluar u shpall pikëshënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës me 24.2 pikë për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.