Ish trajneri i Rahovecit merr drejtimin e Pejës
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri për skuadrën.
Klubi verdhezi ka arritur marrëveshje me trajnerin irlandez, Daniel Nelson.
Trajneri në fjalë para dy sezonesh udhëhoqi me ekipin e Rahovecit, e që për fat të keq ekipi ‘vreshtar’ në po atë sezon ra nga liga dhe u shua së ekzistuari.
Nelson në edicionin e kaluar udhëhoqi me skuadrën holandeze të Den Helder.
40 vjeçari në të kaluarën ishte trajner i skuadrës nga elita rumune Laguna, kurse më parë kishte arritur edhe fazën e playoff-it me Omonian në kampionatin elitar të Qipros.
Si asistent, ai ishte fitues i Kupës së Rusisë me Parma Perm Basket dhe arriti playoff-in në kampionatin elitar të Gjermanisë me Ludwigsburgun. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.