Basketboll

Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës te Femrat

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës te Femrat.

Dy ndeshjet e para luhen sot dhe të dyja zhvillohen në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja e parë luhet mes debutuesit Junior 06 Moni Bau dhe Penzës nga ora 16:00.

Derisa ndeshja e dytë luhet mes kampionit dhe nënkampionit, Bashkimi e pret Prishtinën nga ora 19:00.

Ndeshja e tretë dhe e fundit e xhiros luhet të dielën nga ora 15:30 mes Pejës 03 dhe Trepçës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.