Basketboll

ASISTI 590 i dedikohet startit perfekt të ekipit më të vjetër në basketbollin tonë, Bashkimit

ASISTI 590 sonte i dedikohet startit perfekt dhe historik të skuadrës më të vjetër të basketbollit në vendin tonë, Bashkimit.

Pesë fitore pa humbje , ky është bilanci pas pesë xhirove të para, një fillim çfarë skuadra kurrë në histori nuk e ka arritur madje as në edicionin 2017/18 kur ishte shpallur kampione për herë të parë dhe të vetme në historinë e pavarur të basketbollit kosovar nga 1991/92.

Si u riorganizua Bashkimi këto dy vitet e fundit?

Pse u përzgjodh trajneri Raduloviq?

Si u përzgjodhën lojtarët e huaj e vendor?

Cili është sekreti i suksesit?

Këto dhe shumë çështje tjera diskutohen me mysafirin sonte, drejtorin e klubit Kushtrim Kabashin.

Sa i përket elitës së basketbollit kosovar aty gjërat po shkojnë flakë.

Veç startit fantastik të Bashkimit që pas pesë xhirove mbetet i vetmi i pamposhtur, një ecuri pozitive kemi edhe te Sigal Prishtina e cila pas disfatës befasuese në start ka renditur katër fitore, dy të fundit në kryendeshjet ndaj Trepçës dhe së fundmi Pejës

Natyrisht edhe sonte vjen me analiza speciale dhe përmbledhjet e gjitha ndeshjeve të xhiros së pestë të ProCredit Superligës me blloqet speciale Pesëshja e MVP i Javës.

ASISTI 590 sjell edhe Superligën e Femrave dhe rikthen bllokun shumë të dashur , Shqiptarët në Botë ku në fokus kemi sukseset e trajnerit Andin Rashica në elitën turke të basketbollit e sidomos në FIBA Champions League ku me punën e tij ekipi Manisa renditi dy fitore reshtë në udhëtim.

Krejt në fund vjen ajka me Top Aksionet në ASIST

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 590 super të pasur, direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

GOLDEN EAGLE YLLI – BASHKIMI

SIGAL PRISHTINA – PEJA

BORA – VËLLAZNIMI

PROTON CABLE PRIZRENI – TREPÇA  

Komentet janë të mbyllura.