Basketboll

Bora nënshkruan me një lojtar të ri të huaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Bora e ka prezantuar sonte një lojtar të ri të huaj.

Ekipi prishtinas ka njoftuar për marrëveshje me lojtarin amerikan të pozitave 3/4, Thomas Bell III.

Ai vjen në kryeqytet pas përvojës në edicionin e kaluar me skuadrën çeke, Nymburk ku luajti me 8.8 pikë, 5.4 kërcime e 2.2 asiste në 32 ndeshje.

Bell ka luajtur para dy sezoneve edhe në Angli me Bristol Flyers, derisa me kolegj në SHBA ka luajtur me ”North Texas Mean Green” në tri edicione. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.