Basketboll

Pas 5 xhirove, Ylli e shkarkon trajnerin amerikan

Prishtinë(AsistiOnline) – G.E Ylli e ka shkarkuar trajnerin amerikan, Casey Owens.

Skuadra therandase ka bërë me dije se ka ndarë rrugët me trajnerin të cilin e kishte zyrtarizuar gjatë verës dhe i cili e drejtoi ekipin në ndeshjet e Superkupës, si dhe në pesë xhirot e Superligës së Kosovës.

”Klubi njofton se është arritur një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Casey Owens me marrëveshje të dyanshme. Falënderojmë Casey për punën dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës së kaluar me ekipin dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruan njoftimi i Yllit.
Owens ishte prezantuar te Ylli me shumë bujë, pasi kishte përvojë gjatë një periudhe edhe si asistent te LA Lakers në NBA, por aventura te skuadra kosovare i ka zgjatur shumë pak. /AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.