Basketboll

Ky është buxheti i Ludwigsburgut që luan sonte me Trepçën

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra jonë kosovare Trepça sonte ndeshet me gjermanët e Ludwigsburg në kuadër të fazës grupore në FIBA Europe Cup.

Ekipi gjerman është një skuadër me traditë në basketbollin gjerman, pasi që nga viti 1980 kur u inkuadrua për herë të parë në këtë rang, më nuk ra më poshtë asnjëherë.

Ky është vit i debutimit për ta në FIBA Europe Cup, pasi deri tani kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

Sipas hulumtimeve të bëra nga AsistiOnline.com, buxheti vjetor i MHP Riesen Ludwigsburg vlerësohet të jetë rreth 6 milionë euro. Ky buxhet i rendit ata në mesin e skuadrave të nivelit të mesëm në ligë në Gjermani.

Ludwigsburg është i njohur për përdorimin efikas të burimeve financiare, duke u fokusuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe ka një kulturë ekipore që inkurajon lojtarët të përdorin klubin si një hap të madh drejt niveleve më të larta.

Derisa në anën tjetër, buxheti i klubit tonë kosovar të Trepçës llogaritet të jetë rreth 1 milion euro, dallim ky i dukshëm krahasuar me ekipin të cilin ndeshet sot. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.